Vendosni fjalën kyçe....

Milan afër rinovimit me Çalhanoglu


AC Milan dhe Hakan Calhanoglu kanë përparuar mirë në bisedimet e tyre për kontratë të re, raporton Calciomercato.

Mesfushori ofensivë dukej që do të largohej nga kuqezinjtë pasi që kishte pasur vështirësi në negociata.

Milan thuhet se e ka rritur ofertën e tyre nga 4 milionë euro pagë në vit, derisa agjenti i Calhanoglu i ka ulur kërkesat në pesë milionë, duke sugjeruar se kështu ata kanë ardhur të një marrëveshje.

Derisa Theo Hernandez është rikthyer në stërvitje sot, Hakan Calhanoglu ende nuk është parë, duke bërë që ai të mungojë në udhëtimin në Cagliari.

Si Theo Hernandez ashtu edhe Calhanoglu kanë munguar në stërvitjet e djeshme, por derisa mbrojtësi i majtë është parë sot në stërvitje të Milanello, mesfushori duket se nuk do të luajë.

Sipas Sky Sport Italia, 99.9 për qind duket se Calhanoglu nuk do të jetë gati për ndeshjen e së hënës së Milanit në Serie A kundër Cagliarit.

Ky do të jetë një goditje e rëndë për trajnerin Stefano Pioli, pasi që do të mungojë edhe Rafael Leao për shkak të suspendimit.

Ante Rebic dhe Rade Krunic ende janë pozitiv me Covid-19, me Ismael Bennacer dhe Matteo Gabbia që mungojnë për shkak të lëndimeve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *