Vendosni fjalën kyçe....

Sikur Gjermania të na jepte 100 euro për çdo mjek


Nga Aranita Brahaj

Sikur Gjermania të dhuronte 100 euro për çdo vit universitar (publik shqiptar) të mjekëve që na merr!!!

Ambasadori Gjerman në Shqipëri zoti Zingraf ka qenë javën që sapo u mbyll, protagonist i një ceremonie donacionesh për Shëndetësinë Shqiptare.

Pjesëmarrës në event dhe në foto shfaqen edhe zonja Bettina Menne përfaqësuese e OBSH-së në Tiranë, Zonja Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe zonja Mira Rakacolli, Zëvendësministre. Kohë pune për këtë event, ka harxhuar edhe një fotograf sikurse oficeri i marrëdhënieve me publikun (PR) në Ambasadë dhe Ministri.

Donacioni i radhës për shëndetësinë, objekt edhe i ceremonisë ishte një sasi prej 1000 copë oksimetër, pajisje për matjen e oksigjenit në gjak.

Gjermania i dhuron shtetit shqiptar në një ceremoni me katër funksionarë të lartë pjesëmarrës, Oksimetra (pak Qesharake). Një oksimetër është një pajisje që në tregun dhe farmacitë shqiptare me prodhim europian, turk apo kinez e gjen me çmim nga 2500 deri në 3500 lekë. (shiko foto më poshtë). Në gjuhën e popullit shqiptar kjo dhuratë mund të cilësohet “karamele”.

Po njësoj në një kërkim të thjeshtë gjeta tabelën si vijon (në foto) të përmbledhur nga Togedher for Life mbi shpenzimet dhe donacionet shëndetësore për Covid-19, nëntëmujori 2020. Në këtë tabelë rezulton se shteti i fortë Gjerman i begatuar nga shëndetësia e varfër e vendeve ballkanike, që transferojnë çdo vit mijëra mjekë dhe infermierë të përgatitur nga universitetet tona, ka bërë donacione në total 250 mijë euro (shtator 2020). Vende si Jordania apo Kina kanë shumë më shumë donacione.

Mendimi im: sikur për çdo vit universitet publik falas që kanë bërë (me lekë të taksapaguesve shqiptarë) mjekët dhe infermierët shqiptarë, që sot punojnë në Gjermani dhe i japin Gjermanisë Standardin e vendit me shëndetësi të mire, pra sikur për çdo vit universiteti shqiptar që sot begaton Shëndetësinë gjermane, simbolikisht Gjermania të na dhuronte vlerë prej 100 eurosh, sot këta personat në foto duhet të inauguronin jo oximetrat e veckël (në dorën e Manastirliut) por një Pavijon Super të Terapisë Intensive me mbi 50 shtretër.

Në ceremoni Ambasadori ka përmendur edhe një shumë prej 10 milionë eurosh për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Me fjalë të thjeshta do paguhen disa këshilltarë të huaj apo diaspore për punëdhënësit e vegjël e mesëm shqiptar.

Kaq për Ambasadorët dhe ambasadat që promovojnë ceremoni donacionesh, ku çmimi i dhuratës është i krahasueshëm me kohën e punës së funksionarëve dhe diplomatëve pjesëmarrës.

Nuk e ka keq Rama vajtje-ardhjen tek Erdogan.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet