Vendosni fjalën kyçe....

Bien shifrat e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 5 viktima dhe 63 raste të reja


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 63 raste të reja dhe 176 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 88.992, ndërsa numri i të shëruarve në 73.777.

Të dhënat tregojnë për pesë pacientë të tjerë që humbën jetën nga pandemia, duke e çuar në 2.715 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga COVID-19.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 432.241 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 529 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.500.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *