Vendosni fjalën kyçe....

KQZ-ja u bën thirrje qytetarëve: Verifikoni emrin në listë për zgjedhjet e 25 prillit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje qytetarëve që të verifikojnë emrin në listën zgjedhore si dhe të kontrollojnë vendndodhjen e qendrës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në një deklaratë zyrtare, KQZ-ja po kështu u bën thirrje qytetarëve që të rinovojnë dokumentet e identifikimit.

Në njoftim jepet edhe faqja në internet ku mund të kryhen verifikimet e lartpërmendura.

Njoftimi i KQZ-së

Verifikoni emrin në listën e zgjedhësve, kontrolloni vendndodhjen e qendrës së votimit. Rinovoni dokumentin e identifikimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit.

Kontrolli i listës së zgjedhësve dhe i vendndodhjes së qëndrës së votimit mundet të bëhet duke klikuar në rubrikën “Lista e Zgjedhësve” në faqen e internetit të të KQZ-së www.kqz.gov.al, ose atë të Ministrisë së Brendshme  www.mb.gov.al.

Në rast se konstatoni paregullsi tek të dhënat tuaja, apo dëshironi të ndryshoni ose të shtoni të dhëna në ekstraktin zgjedhor, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.

Gjithashtu, KQZ i bën apel qytetarëve që ju ka mbaruar ose ju mbaron afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit (Letërnjoftim/ ose Pasaportë) deri në datën 25 prill që të aplikojnë për rinovimin e tyre.

Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, KQZ ju bën thirrje qytetarëve që të mos e lënë për në momentin e fundit por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat”, për të aplikuar për rinovimin e dokumentit të identifikimit.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, synohet të implementohet identifikimi elektroniki zgjedhësve,ndaj një dokument i identifikimit i vlefshëm është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrjen tuaj në votim.

Të votosh është e drejtë, por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, verifikoni emrin në listën e zgjedhësve, qendrën tuaj të votimit dhe rinovoni dokumentin tuaj të identifikimit.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet