Vendosni fjalën kyçe....

Rrjedhja e gazit në shkollë, dy nxënëse të tjera dërgohen në spital pas incidentit


Ka shkuar në gjashtë numri i nxënësve që janë dërguar në spital pas incidentit me rrjedhjen e gazit në një shkollë private në Tiranë.

“Në lidhje me parapraken e dhënë në lidhje me rrjedhjen e gazit në ambientet e jashtme të shkollës Jo-Publike, në rrugën ‘Don Bosko’, ju informojmë se në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore edhe 2 nxenës të tjerë. Gjithsej 6 nxënës të dërguar në spital, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.”- ka njoftuar policia.

Sipas televizionit “Report Tv”, 3 prej vajzave janë shtruar në urgjencën e pediatrisë ndërsa 3 të tjera në urgjencën qendrore.

Paraprakisht dyshohet se nxënësit kanë shfaqur probbleme shëndetësore për shkak të një rrjedhjeje gazi në shkollë, që besohet se bëhet fjalë për gaz të lëngshëm ‘propan butan’, që përdoret kryesisht për sistemet e ngrohjes.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet