Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë godet Argjentinën


Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi Argjentinën. Lëkundjet e kishin epiqendrën në provincën perëndimore-qendrore San Juan, sipas Agjencisë së Katastrofave të vendit.

Instituti Kombëtar për Parandalimin Sizmik (INPRES) tha se tërmeti goditi në orën 11.46 pasditen e së hënës me një thellësi prej 8 kilometrash.

Një seri tronditjesh u regjistruan me madhësi më të vogël prej 4.4, 4.9 dhe 4.1 gjatë orëve të para të së martës, duke prekur San Juanin dhe qytetet Caucete, Mirayes dhe Barreal si dhe luginën e Media Agua, tha INPRES.

“Deri më tani, nuk ka asnjë fatalitet.” – tha Guvernatori Sergio Unac në një konferencë shtypi pas tërmetit, duke shtuar se autoritetet lokale vazhdojnë të analizojnë dëmet.

Disa zona përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa në qytetin e Zonda katër njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *