Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia e pandalshme, Teuta e ndjek këmba-këmbës


Vllaznia nuk ndalet. Ekipi shkodran ka marrë një fitore të vuajtur 1-0 në kohën shtesë në transfertën ndaj Bylisit duke ruajtur ecurinë fantastike e duke forcuar pozitat në krye të renditjes.

Tani për tani, shkodranët kanë 9 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Teuta, që fitoi gjithashtu në transfertë ndaj Kastriotit me rezultatin e ngushtë 1-0.

Në dy takimet e tjera të ditës Kukësi ka fituar ashtë fushe ndaj Apolonisë ndërsa Laçi e Skënderbeu janë ndarë në barazim.

Nesër luhet derbi mes Partizanit e Tiranës me ‘të kuqtë’ që kanë ende mundësi teorike të shpresojnë te titulli nëse mundin bardheblutë.

Për kampionët në fuq, mbrojtja e titullit duket mision i pamundur megjithatë një vend në treshen e kreut është i mundshëm, pavarësisht se në lojë përveç tre pikëve është edhe karikimi që të jep derbi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *