356 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Mësohet se 15 pacientë kanë humbur jetën.
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se në 24 orët e fundit janë shëruar 587 persona.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë prekur nga koronavirusi 89 817 persona dhe prej tyre 75 387 persona janë shëruar, ndërsa 2 754 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 11 676.