Vendosni fjalën kyçe....

15 viktima dhe 356 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


356 raste të reja me koronavirus janë regjistruar  në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se 15 pacientë kanë humbur jetën.

Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se në 24 orët e fundit janë shëruar 587 persona.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë prekur nga koronavirusi 89 817 persona dhe prej tyre 75 387 persona janë shëruar, ndërsa 2 754 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 11 676.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet