Vendosni fjalën kyçe....

Hungaria shteti i parë i BE-së që miraton vaksinën Sputnik V

Hungaria është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që i ka dhënë miratimin paraprak vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V.

Të enjten, shefi i stafit të kryeministrit Viktor Orban konfirmoi se autoritetet shëndetësore i kanë dhënë dritën jeshile edhe vaksinës ruse, edhe vaksinës së zhvilluar nga kompania britanike AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të udhëtojë në Moskë për të diskutuar rreth dërgesave dhe shpërndarjes.

Rezultatet e hershme të testimeve të vaksinës Sputnik V kanë treguar se efikasiteti i saj është mbi 90 për qind, raporton REL.

Zyrtarët shëndetësorë hungarezë ndodhen po ashtu në Pekin, për bisedime me autoritetet atje rreth miratimit dhe shpërndarjes së rreth një milion dozave të vaksinës kineze kundër koronavirusit Sinopharm.

Sinopharm tashmë po përdoret në Serbinë fqinje.

Sinopharm, kompani shtetërore kineze, ka thënë muajin e kaluar se vaksina e saj është 79% efektive – më pak se ato të kompanive amerikane Pfizer dhe Moderna.

Por, kryeministri i Hungarisë ka thënë se mënyra e vetme që vendi t’i përmbushë kërkesat për vaksinim – marrë parasysh shpërndarjen e ngadalshme “zhgënjyese” të vaksinës Pfizer – është duke blerë vaksina nga Rusia dhe Kina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *