Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk është turp, këto ndodhin në futboll”- Zinedine Zidane flet pas eliminimit nga Kupa e Mbretit


Real Madrid ka mbetur jashtë “Kupës së Mbretit” dhe diskutimet kanë nisur nëse ai do të largohet nga detyra apo do të shpëtojë edhe këtë radhë.

Në një deklaratë për mediat, Zidane nuk e konsideron turp eliminimin nga Kupa e Mbretit, por thotë se gjëra të tilla mund të ndodhin në futboll.

Zidane u pyet në konferencën për shtyp nëse kjo ishte disfata e tij më e rëndë si trajner i Real Madrid dhe nëse ky ishte një rezultat i turpshëm. Ai u përgjigj: “Të gjitha humbjet të dhembin. Nuk më pëlqen të humbas dhe as lojtarëve. Ne po luanim me një skuadër inferior dhe duhet të kishim fituar, por nuk është një turp. Kjo mund të ndodhë. Këto janë gjëra që ndodhin në karrierën e një lojtari. Është një ditë e vështirë, por ne nuk do të çmendemi. Ne do të mendojmë për këtë dhe do të punojmë shumë”.

Gazetarët e pyetën Zidanë për pozicionin e tij si trajner i Real Madridit dhe ai tha se e pranon fajin.

“Unë jam trajneri dhe përgjegjësia është e imja. Do ta pranoj. Ajo që duhet të ndodhë do të ndodhë”.– tha Zidane, citon managingmadrid.com.

Trajneri i Realit tha që lojtarët e tij kishin dhënë maksimumin në fushë, ndërsa u shpreh se duhet të shohin përpara dhe të mendojnë për LaLigën tani dhe për Ligën e Kampionëve.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet