Vendosni fjalën kyçe....

14 viktima dhe 307 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


307 raste të reja janë regjistruar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 854 testime.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 658 pacientë, ndërsa numri i viktimave mbetet ende i lartë, ndërsa 14 persona kanë ndërruar jetën në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur shifrën e 90 124 personave, ndërsa kanë ndërruar jetë 2 768 të tjerë. Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 11 311 raste aktive me COVID-19.

 


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet