Vendosni fjalën kyçe....

Balliu publikon dokumentet: Veliaj po i dhuron pronën publike biznesmenit mik të partisë


Duket se dita e sotme në media është rezervuar që të mblidhen të gjitha denoncimet kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Pas lakimit të emrit të tij te përgjimet për grupin Ndragheta, ish-deputeti Klevis Balliu ka publikuar dokumente gjatë një interviste në Ora News ku prona publike i është dhuruar një biznesmeni që sipas tij është mik me shumicën qeverisëse.

Kam disa dokumente që faktojnë skandal të tmerrshëm sesi janë marrë pronat publike, parkingje, trotuare, lulishte dhe u janë dhuruar miqve të partisë biznesmenë për ti bërë pallate me qëllim për të rritur koeficientin e tyre. Kjo zonë është te njësia 7. Jemi prapa ish-uzinës Enver. Kjo tokë këtu është e një pronari të një kompanie ndërtimi. Këto prona këtu të nënvizuara me të kuqe janë të qytetarëve, pronë publike. Kjo pjesë sot është parking, qytetarët kanë paguar miliona euro për këtë parking. Ky zotëri ka 682 metra katrorë të vetat.

Për shkak se në këtë njësi koeficienti i ndërtimit është 40% dhe këtij zotërisë i bie të shfrytëzojë 306 metra katrorë. Ai mund të ndërtojë deri në 8 kate, 2455 metra katrorë mund të ndërtojë. Të vetat ka 2455 metra katrorë por nuk i del fitimi. Erion Veliaj i dhuron 1345 metra katrorë nga toka e qytetarëve të Tiranës, dyfishin që ai e ka vetë. Ja kalon përmes kësaj kontrate. Është firmosur nga mister Dubai, Arbian Mazniku. Përfituesi është Startek shpk, e firmosur nga Lulzim Mehmetaj.

Zotëria merr tani 1345 metra katrorë nga të cilat mund të shfrytëzojë 605,5 metra katrorë nga këto që i janë dhuruar, për 8 kate shkojnë 4844 metra katrorë me nga 1000 euro metri, janë 4.8 milion euro që i merren qytetarëve shqiptarë dhe i dhurohen këtij zotërisë. Këtu është vjedhur prona e qytetarëve. Është hera e parë që dalin këto dokumente por denoncimi nuk është bërë për herë të parë dhe nuk është marrë asnjë masë”-deklaroi Balliu.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet