Vendosni fjalën kyçe....

Pse u shpërfytyrua Amerika?


Punimi grafik nga mjeshtri Medi Belortaja

Nga Ken Huber

Çfarë po ndodh me Amerikën? A është shndërruar Amerika në tokën e interesave speciale dhe stadardeve të dyfishta? Le ta gjykojmë:

Nëse përpiqesh të gënjesh Kongresin është krim, por nëse Kongresi të gënjen ty është thjesht pjesë e politikës; nëse ndodh të jesh i bardhë e nuk të pëlqen një njeri me ngjyrë je racist, por nëse një njeri me ngjyrë nuk pëlqen dikë që është i bardhë, është thjesht e drejta e tyre për të ushtruar Amendamentin 1.

Qeveria shpenzon miliona dollarë të rehabilitojë kriminelët, ndërsa viktimat nuk e marrin një përkujdesje të tillë; është mëse normale të mësohet homoseksualiteti në bankat e shkollës, por bëj kujdes kur përmend fjalën Zot në të njëjtët auditore; është e pranueshme të abortosh e t’i japësh fund jetës së një fëmije të palindur, por kurrsesi të dënosh me vdekje vrasësit që shkaktojnë masakra; ne nuk i djegim më librat/ historinë këtu në Amerikë, ne e ri-shkruajmë; e kemi eliminuar rrezikun komunist/socialist me një lëvizje të thjeshtë: duke u ndërruar emrin në progresistë; ne refuzojmë të mbyllim kufirin me Meksikën, por nuk e kemi problem të kujdesemi për kufijtë e Koresë; nëse proteston ndaj rregullave të vendosura nga Obama, je një terrorist por nëse djeg flamurin amerikan, thjesht po ushtron të drejtën që të jep Amendamenti 1.

Është normale të gjesh pornografi në TV dhe Internet, por kurrsesi nuk mund të festosh Krishtlindjet me simbolet e Indianëve të Amerikës në një park publik. I kemi eliminuar gjithë kriminelët, thjesht duke u ndryshuar emrin, ne tashme i quajmë të sëmurë; mund të përdorim një fetus për kërkime shkencore, por në asnjë mënyrë një kafshë për qëllime të tilla. Ne u marrim lekët atyre që punojnë sepse duhen mbajtur ata që nuk e kanë qejf punën. Të gjithë e mbështesim Kushtetutën deri në momentin kur i shkon përshtat interesave tona ideologjike. Akoma e kemi lirinë e shprehjes, por vetëm nëse klasifikohet si politikisht korrekte; prindërimi është zëvendësuar me lojërat elektronike, toka e mundësive është shndërruar në tokën e ndihmave; ngjashmëria ndërmjet Uraganit Katrina dhe derdhjeve të naftës në det është se në të dyja rastet Presidenti nuk bëri gjë.

Por si i përballojmë ne krizat sot? Qeveria ngre një komitet të gjejë faji i kujt është, i kërcënon, kalon një ligj, rrit taksat, na thotë problemi u zgjidh dhe vazhdon me përgatitjet për fushatën elektorale të radhës.

Çfarë po ndodh me tokën e lirë?

VINI RE: Ky postim është në fakt editoriali i një gazete të vogël në një qytet me emrin Tawas në Michigan. Është botuar në vitin 2010 pas një letre të ardhur në redaksinë e gazetës. Ken Huber që është edhe autori i editorialit, nuk ishte vetëm një lexues i saj, por edhe një emër i njohur në qytet për rolet publike që ka mbajtur.

Përshtati në shqip: Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *