Vendosni fjalën kyçe....

Jo vetëm tendera në shëndetësi-Si i zotëroi kompania e “Nikut” të përgjimeve të Ndraghetas koncesionet në hidrocentrale


Biznesmeni “Nik” i cili u përfol në përgjimet e Ndraghetas i cili do siguronte leje ndërtimi në Tiranë nëpërmjet lidhjeve të forta që ka me Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj apo dhe me pjesëtarë të kabinetit qeveritar duket se operimi i subjektit që zotëron nuk janë vetëm në shëndetësi për shitjen e oksigjenit apo materialeve të tjera mjekësore por edhe në ndërtimin dhe operimin e koncesioneve të hidrocentraleve.

Në portalin “OpenData” biznesi që Besnik Halili zotëron NCI fillimisht në pronësi të Ergys Halilit, në 2016 kalon 100% në pronësi të “Nikut”.

Por si i ka marrë NCI koncesionet e hidrocentraleve?

Së pari marrim për shikim HEC Sotria 1 dhe Sotira 2 të marrë me koncesion nga Hydro Energy Sotira.

Në vitin 2009 kjo kompani merr lejen për ndërtimin e HEC “Sotirë 1” dhe “Sotirë 2” që ndërtohen në përroin e Sotirës, rrethi Gramsh.

Sipas aktit të themelimit të shoqërisë, ortak i vetëm është shoqëria “SHUSHICA” shpk me 100% të kapitalit.

Më datë 11.10.2011, me anë të kontratës së shitblerjes së kuotave Nr. 4778 Rep., Nr. 1002 Kol., ortaku SHUSHICA shpk shet 50% të kuotave që zotëron në favor të ortakut të ri Besnik Halili, me çmim shitje të barabartë me vlerën nominale të çdo kuote e barazvlefshme me 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Më datë 09.05.2014, me anë të kontratës së dhurimit të kuotave të kapitalit Nr. 5454 Rep., Nr. 3922 Kol., ortaku Besnik Halili dhuron 50% të kuotave që zotëron në favor të ortakut të ri NCI.

Më datë 20.12.2019, me anë te kontratës së shitblerjes të kuotave, ortaku “Shushica” shpk shet 50% të kuotave të kapitalit në favor të ortakut tjetër, shoqërisë “NCI” shpk, e cila bëhet ortake e vetme e shoqërisë HYDRO ENERGY SOTIRA.

ENERGIA PULITA SH.P.K

Shoqëria ka për objekt, “financimin, projektimin, ndërtimin, vënien në punë, administrimin dhe mirëmbajtjen e HEC-eve “Gostivisht”, “Langarica 3”, “Ura e Dashif’mbi lumin Gostivisht dhe Langarice, Përmet, si dhe prodhimi, transmetimi, shpërndarja, eksportimi, shitja dhe tregtimi i energjisë elektrike të prodhuar.

Shoqëria është e ndarë në tre pjesë mes Daniel Shaipi që zotëron 6% Bardhi Shamo 43% dhe NCI 51%.

Me date 09.05.2014 është vendosur: Dhurimi i 51 % të kuotave të shoqërise nga ortaku z.Besnik Halili në favor të shoqërisë “NCI” sh.p.k.

Lidhur me ndërtimin e këtij HEC-i ka pasur ndryshime pasi kompania Energia Pulita Sh.p.k është përthithur me kompaninë Idro Energjia Pulita me pronar po Besnik Halilin.

Sipas aktit të themelimit të shoqërisë, ortakët themelues janë IDRO ENERGIA PULITA:

a) ENERGIA PULITA SH.P.K me 51% të kapitalit dhe

b) SIAC sh.p.k me 49% të kapitalit.

Më datë 01.02.2011, me vendim të asamblesë së ortakëve, u pranua kërkesë padia e paditësit, shoqërisë “Idro Energjia Pulita” shpk dhe u përjashtua ortaku “SIAC” shpk nga shoqëria “Idro Energia Pulita” shpk duke bërë ndryshimet përkatëse në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit Tiranë. Kuotat e ortakut të larguar “SIAC” shpk i kalojnë shoqërisë ENERGIA PULITA SH.P.K, e cila mbetet ortaku i vetëm me 100% të kapitalit.

Më datë 19.10.2018, me anë të kërkesës së administratorit, u ndryshua ortaku “ENERGIA PULITA SH.P.K” me shoqërinë “NCI”, pas përthithjes së “ENERGIA PULITA SH.P.K” nga kjo e fundit. Procesi i përthithjes është aprovuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me anë të shkresës nr. 8942/1, datë 29.06.2018./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *