Kompania e Ndragetës e cila doli në përgjimet e cila ka aktivitet në vendin tonë prej shumë është edhe e suksesshme në përfitimin e tenderave shtetërorë.
Ashtu siç edhe përmendej në përgjime del se kjo kompani ka fituar me dhjetëra tenderë nga jugu në veri të Shqipërisë për sa i përket aktivitetit që ofron.
Plot 80 tenderë janë fituar nga kompania GTS SHPK.
Në një vëzhgim në portalin “Open Data” del që numri i institucioneve që kanë dhënë tendera për këtë kompani janë 20 ku mbizotërojnë paratë e marra nga Ministria e Shëndetësisë drejt përdrejt si institucion.
Për tu mos mjaftuar edhe 19 insitutucione në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë kanë dhënë tendera për GTS-SHPK.
Për këtë kompani janë dhënë gjithsej tendera në vlerë 783,414,007 lekë.
OpenData tenderat që jepen pa garë i klasifikon me flamur të kuq dhe në këtë rast në tenderat e dhënë për këtë kompani kanë klasifikimin si tendera të dhënë pa garë.