Vendosni fjalën kyçe....

Shpejt dhe shumë- Si i fitoi kompania e përgjimeve të Ndragetës 80 tendera publikë në Shqipëri


Kompania e Ndragetës e cila doli në përgjimet e cila ka aktivitet në vendin tonë prej shumë është edhe e suksesshme në përfitimin e tenderave shtetërorë.

Ashtu siç edhe përmendej në përgjime del se kjo kompani ka fituar me dhjetëra tenderë nga jugu në veri të Shqipërisë për sa i përket aktivitetit që ofron.

Plot 80 tenderë janë fituar nga kompania GTS SHPK.

Të dhëna të përmbledhura nga Open Data

Në një vëzhgim në portalin “Open Data” del që numri i institucioneve që kanë dhënë tendera për këtë kompani janë 20 ku mbizotërojnë paratë e marra nga Ministria e Shëndetësisë drejt përdrejt si institucion.

Për tu mos mjaftuar edhe 19 insitutucione në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë kanë dhënë tendera për GTS-SHPK.

Për këtë kompani janë dhënë gjithsej tendera në vlerë 783,414,007 lekë.

Grafiku i insitucioneve që kanë dhënë tendera për GTS-Shpk

OpenData tenderat që jepen pa garë i klasifikon me flamur të kuq dhe në këtë rast në tenderat e dhënë për këtë kompani kanë klasifikimin si tendera të dhënë pa garë.

Klasifikimi me flamur të kuq si tender pa konkurencë


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet