Vendosni fjalën kyçe....

Vajzës në Amerikë


Nga Edmond Arizaj

Do të vije një kohe që do të pyesësh veten: Pse babai me këshilloi të studioja në USA. Shpresoj që kjo pyetje të mbërrije sa më vonë dhe mundësisht vetëm në formën e kureshtjes. Megjithatë po t’i jap disa arsye, duke pretenduar që na takojnë vetëm ne të dyve dhe asnjë prindi apo fëmije tjetër, të lire në vendimet e tyre.

Së pari sepse këtu, ne vendin tone të bukur qe të dy e duam shume, nuk do të ishe e lire. Ose do të kishe një liri të përthyer. Këtu je plotësisht i lire të mbijetosh, por për të jetuar ka disa kushte dhe këto kushte jam i sigurtë se nuk i plotësoje dot. Këtë e tregove me karakterin e fortë, e drejtë dhe shpeshherë të ashpër ne mbrojtjen e të drejtës tënde, qe ne klasat para universitare. E pra, kishe dy mundësi: ose të thyhej karakteri yt për të jetuar, ose të jetoje duke mbijetuar.

Së dyti, qe të ecësh ne jetë, ne karriere, ne shoqëri, do të duhej të jetoje përherë ne një varke qe lundron vetëm ne det me tallaz. Rrezikon të përmbytet barka, rrezikon të të hedhin nga barka, rrezikon urine, etjen, por ke dhe rrezikun e madh fare qe mund të zgjedhësh të “hash” shoqen a shokun e bankës qe të vazhdosh përpara. Justifikimin qe mund ta dëgjosh rëndom, jeta është luftë, mos e beso, është idiotllek. Është gjetje e shfrytëzuesve dhe të paskrupujve, për të justifikuar tradhtitë qe u kane bere miqve, pabesitë qe u kane bere kolegeve, e manipulimet qe u kane bere kujt i ka rene puna me ta. Ka dhe një jetë pa luftë. Është jeta me përpjekje, me mundim, me sakrifica, pa lënë viktima rrugës, por qe ne fund të jep shpërblimin e punës dhe studimeve, nuk të le përherë ne fund të zinxhirit njerëzor siç ndodh rëndom ne vendin tone të bukur. Mjafton të hedhesh sytë vërdallë ne atë vendin ku je tani dhe të shohësh shumicën e bashkatdhetarëve tanë dhe të bindesh për këtë. E të bindesh edhe sa kollaj mund të flasin pa qene anonime, për politiken, për problemet e për qeverinë, pa pasur frike se të nesërmen do të “këshillohen” a me keq të shkurtohen nga puna.

Se treti, nuk ke për t’u paragjykuar. As për prejardhjen tënde siç mund të ndodhte ne çdo vend të Evropës, as për pasurinë tënde siç mund të ndodhte ne çdo cep të Shqipërisë, as për mendimet e tua, as për jetën tënde. Do të duhet vetëm të zbatosh disa rregulla e ligje, por fantastike është qe po ato rregulla e ligje i zbatojnë pothuajse të gjithë ne atë vend. Pra je e barabartë, ne start njësoj keni qene të gjithë. Të tjerat, varen nga aftësitë, durimi, dëshira dhe vullneti. Krejt ndryshe nga “diku tjetër”, apo jo?

Se katërti, horizonti. Ne vendin tone të bukur, horizontet e tua do të mbylleshin, jo për fajin tënd, vetëm ne kryeqytet, ne xhunglën me të ashpër të mbijetesës, qe sa me të bukur ta tregojnë, aq me e shëmtuar është ne të vërtetë. Njerëz qe nuk duan të sillen si të tille, shërbyes publike qe sillen si latifondistë, qytetare qe zgjedhin friken si zezake pambuku, injorantë qe shesin filozofi, eskorta qe reklamohen si modele pa ditur ca është pasarela, fëmijë “pasunaresh” qe bëjnë gara me makina 200 mije euro e të cilët policia i nderon, drejtësi qe vetëm shkruhet e tille sepse prej 30 vjetësh është e padrejtë, arsimim qe nis së prapthi qe tek kërrabat e abetares, shëndetësi ku vetëm shëndeti mungon, njerëz qe sulmojnë për qejf mjekun, mësuesin, policin, ushtarakun, fisnikëri qe zhduket çdo ditë e me shpejt, trashëgimi pa ADN, kaos dhe simbioza ne çdo cep. Të gjitha këto, dhe me shume akoma ne kryeqytet, pranë syrit të vëmendshëm të kujtdo organizate e institucioni vëzhgues e raportues të huaj, qe behet shqiptar aq shpejt sa nuk imagjinohet. Përshkrova me pak fjale Tiranën. Nuk guxoj të përshkruaj qytetet, sepse aty s’ka vije horizonti fare.

Se pesti, ajo qe të dërrmon me shume nuk është reklama apo nderet qe i bëjnë sho-shoqit, të njohurve, apo lidhjeve të ndryshme ne ekranet tona televizive, por ajo qe ofrojnë si fytyra e mendime të reja; janë kaq mizorisht servile, të përulur, të atrofizuar, të kryetarezuar, të gatshëm të shesin fytyrën e prapanicën për karriere, e të shiten për me pak se 30 aspra për të ndërruar mendim, e të lëpijnë e kafshojnë çdo gjë për karrige. Ky është shembulli. Nuk ka asnjë ndryshim sado të ndryshojnë ngjyrat. E ardhmja është aq e erret, aq e pasigurtë, sa të duket se jeton ne një ndërtesë pa themele, me mure rëre e me çati betoni. Ka një lidhje aq të fortë mes pushteteve, aq të pathyeshme, aq mafioze, aq të nëndheshme e mbidheshme, sa të duket se për ta ciflosur sadopak është si t’i biesh me koke murit ne një spital çmendinë me duart e lidhura. Mos me thuaj të merren njerëzit me punët e bizneset e tyre, sepse nëse do duan të jene të pavarur, do të vije shteti të merret me ta. T’ua nxije jetën deri ne atë pike sa të hyjnë me domosdo ne njërën ose tjetrën rrjetë, nuk ka rëndësi, rëndësishme është të jene brenda “sistemit”. Sepse liria rrezikon sistemin. Sistemin qe ngrihet mbi zinxhirët e injorancës, servilizmit, dyfytyrësisë e karakterit të shformuar.

Se gjashti, askush nuk do të luaje me atë qe të takon, qe meriton, qe fiton. Kjo është e sigurtë. Ne vendin tone të bukur është e sigurtë qe kjo nuk ishte aspak e sigurte. Ke dëgjuar për te drejtën e pronës? Aty ku studion tani është shenjte. Ne vendin tone te bukur e drejta e pronës është nxitje për humor. Humor te zi. Po për te drejtën e jetës ke dëgjuar? Vendi ynë i bukur i fshehu ata qe u shkatërruan jetën me mijëra njerëzve. Sot mund te jene kudo. Madje mund te jene duke mbajtur edhe leksione. Mund te jete edhe një komshi. Po mund te jene edhe duke bere ligje. A është e drejte kjo? Nëse do te pyesësh aty ku je, do shkaktosh habi dhe zemërim, sepse e drejte e vonuar, e drejte e mohuar; imagjino se çfarë është e drejta e mohuar. Por ne vendin tone te bukur e kalojmë me “te shkuara te harruara”. Mendoje, si mund valle te harroje dikush qe ende nuk e di pse ia arrestuan babanë, pse ia degjeneruan nënën, pse ia internuan vëllanë, pse nuk i dhanë shkolle. Është një plage qe e lanë te mahisej, dhe sot vetëm lëshon erën e keqe, por ne nuk e dimë se nga vjen, thjesht e ndjejmë pa qene te afte ta shërojmë.

Se shtati dhe do hyjmë paksa me personale, munda egoizmin tim prindëror, për te mos rrezikuar një te nesërme ku ti me kërkon llogari: pse me le te studioja ne këto shkolla. Sepse universitetet ne shumice kane degraduar. Nuk ke nevoje ne shkosh auditor me auditor, mjafton te ndezësh TV ne darke, ne çdo stacion do prezantohesh me dhjetëra pedagoge ne shkolla te ndryshme, qe kur i dëgjon qan me njërin sy e qesh me tjetrin. Për te ardhur keq. Sa me pompoz ta kenë prezantimin, aq me bosh tingëllojnë. Duket sikur ka marre fund ajo plejada e pedagogeve studioze, shkencëtare, kërkues, punëtorë, modeste (me ka dhënë leksione dikur një i tille, quhej Fatos Baxhaku), autoritare ne zotërimin e lendes, dhe ka ardhur koha e pedagogeve “hajt japim mësim, marrim ndonjë lek, dalim dhe ne televizor”. Jo, jo, nuk janë aspak te gjithë kështu. Por ngaqë ata te mirët (shumica është e tille) janë te pazëshëm, duket sikur nuk ekzistojnë. Njeri po nuk i do t’i shfaqe, sepse profesionistet nuk sjellin klikime. U desh një termet dhe një pandemi qe te mësojmë se ekzistojnë edhe inxhiniere e doktorë shqiptare, jo vetëm brenda kufijve, por edhe jashtë. Ishim mësuar vetëm me emra kriminelesh. Por valle a duhet te presim vetëm fatkeqësi për te njohur profesioniste dhe eksperte? Sa te gjenim përgjigjen e kësaj pyetjeje do kishe arritur moshën qe kam unë sot.

Se teti, kam krijuar bindjen e forte se vetëm me kontaktin kulturor jashtë Shqipërisë, mund te përcjellim sadopak kulture brenda saj. Te paktën ne sjellje. Është një beteje e vështirë, dhe kjo ne fakt është lufta qe duhet te beje viktima. Viktimat duhet te jene injorantet qe sundojnë, te padenjët qe shfrytëzojnë varfërinë për te bere qejfet e tyre, te pangopurit qe gllabërojnë çdo gjë qe kane mundësi e qe ua kane lenë ne ruajtje e mirëbesim. Mbi te gjitha viktime duhet te jete frika e njerëzve. Duhet vrare frika. Nuk vritet me padituri. Dhe unë besoj fort se emigrantet tanë, janë leva jone e Arkimedit për te bere ndryshimin e madh. Problemi qe kam me këtë “ekuacion” ne kokën time, është se shqiptaret integrohen aq shpejt kudo qe shkojnë, janë kaq te afte te shprehin talentet e tyre te mohuara ne vendin tone te bukur, emancipohen, kulturohen, edukohen, evoluojnë aq shpejt, sa vendin e tyre tashme e shohin thjesht si zgavrën e xhunglës ku linden e u rriten, por qe nuk shohin asnjë te ardhme aty. Kjo është e dhimbshme, por e vërteta. Te paktën edhe për shume vite. Nuk shoh askund dëshirë, entuziazëm, vullnet, fryme qe ta shndërrojnë këtë zgavër. Njerëzit, ata qe e bëjnë vendin, kane zgjedhur fatkeqësisht te mbijetojnë ne shumice, duke pare nëpërmjet smarteve se si jetojnë shfrytëzuesit e tyre, bijtë, apo kandidatet për shfrytëzues.

E nënta, ne vendin tone te bukur ka humbur krejt sensi i masës. Sensi i turpit. Sensi i cipes. Sensi i faqes. Çdo gjë e pandershme behet aq hapur, flitet aq lehtësisht, merret aq me te qeshur, kalohet aq lehte, sfumohet aq pabesueshmerisht, saqë arrin një moment kur do te duket vetja se je jashtë kohe. Do te gjendesh para dy mundësive: te përshtatesh, ose te shpallesh i padëshirueshëm. Një gjë duket krejt e sigurte: Askush qe ka arritur te përfitojë mbi sensin e masës, paturpësisht mbi sensin e masës, as ka për t’u gjykuar ndonjëherë, as ka për te kthyer gjë ne arkën e qytetareve (shtetit), as do te jete ndonjëherë faqe skuqur përballë mjerimit, te shkaktuar edhe nga makutëria. Nëse s’me beson, kur te vish do te çoj ne Bulqize. Aty është thelbi i gjithë këtij 30 vjeçari ne Shqipëri, ku pushteti, biznesi, media, kane formuar unitetin e çelnikët te përfitimit, mbi kurrizin e kujtdo qe guxon e del nga rreshti.

E dhjeta, nuk krahasoj dot vendin tone te bukur me Amerikën e pamat, e te pa dytë. Por njerëzit patjetër. Ka pasur edhe Amerika kohe te vështira. Por gjithashtu ka pasur njerëz, kurdoherë ka pasur njerëz, qe kane dashur te ndryshojnë gjerat. Dhe këta njerëz i kane ndjekur te tjerë njerëz. E kur krimi dhe korrupsioni shënjonin çdo jete ne përditshmëri, masa ka lëvizur nga vendi. Ka pasur qeveritare qe kane luftuar dhe nuk kane pranuar nënshtrimin. Ka pasur gazetare qe nuk janë blere e as kane shitur. Ka pasur police qe nuk qanin për rrogën, por hapnin beteja edhe pse e dinin se po hapnin varret e tyre. Janë te tille njerëz, antisistem, antiestablishment, qe bëjnë ndryshimin, qe ndërgjegjësojnë, qe turpërojnë madje masën e madhe te pazëshme, duke u vrare friken e duke i kthyer nga qengja ne luanë, qofte edhe për një dite. Sepse ndonjëherë mjafton edhe një dite për te dridhur sistemet. Nuk po flas për heronj. Heroine është një nene e vetme, qe bën dy pune dhe gjen kohe ne darke te luaje me fëmijët e saj. Jo. Po flas për njerëz me guxim. Këta na mungojnë. Apo me keq ardhshëm, i kemi fals.

E fundit na përket vetëm ne, është plani ynë, ashtu si çdo familje ka planin e saj, prandaj nuk po e them me zë të lartë. Por gjithsesi, askush nuk do të na e heqë nga zemra vendin tone, ashtu si askush nuk mund të na detyroje të shohim, të rrime, a të frymojmë pa bezajtë teksa e shqyejnë vendin tone. Aq sa mundësi kemi. Lingooo lingooo.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet