Vendosni fjalën kyçe....

Akademia e Mjekësisë në Francë ndalon bisedat në trena dhe autobusë: Përhapet Covidi


Akademia Kombëtare e Mjekësisë Franceze u ka bërë thirrje njerëzve të heqin dorë nga bisedat nëpër autobusë dhe trena, ku distancimi shoqëror është i pamundur.

Ministri i shëndetësisë i vendit më herët u kërkoi të gjithëve të vendosnin në fytyrë maska ​​me cilësi më të mirë.

“Veshja e detyrueshme e maskave në transportin publik, ku distanca fizike nuk mund të respektohet, duhet të shoqërohet me një masë paraprake shumë të thjeshtë: shmangni bisedat dhe bërjen e thirrjeve telefonike.”- tha Akademia në një deklaratë, citon RT.

Akademia rifreskoi rekomandimet e saj mutacioneve të koronavirusit që u zbuluan në Britani dhe Afrikën e Jugut.

Këshilli i Lartë i Shëndetit Publik, i cili këshillon qeverinë Franceze, rekomandoi më herët një rritje të kërkesës minimale të distancës sociale nga një në dy metra.

Akademia argumentoi se masa është e arsyeshme, por jopraktike, dhe sugjeroi që fokusimi të përqendrohej te maskat dhe higjiena personale në vend të tyre.

Lajmi vjen ndërsa ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran, u bëri thirrje të gjithëve që të mbajnë maska ​​më cilësore të tipit respirator FFP2, të cilat mbrojnë më mirë nga viruset e ajrit sesa maskat e zakonshme prej lecke.

Sipas raporteve, qeveria franceze po shqyrton bërjen e këtyre maskave të detyrueshme, duke ndjekur shembujt e Gjermanisë dhe Austrisë, ku njerëziit janë këshilluar të mbajnë maska kururgjikale dhe më cilësore në supermarket dhe transport publik.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet