Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Holandë një nga drejtuesit e bandave më të mëdha të drogës në botë


Policia në Holandë ka arrestuar drejtuesin e dyshuar të një prej bandave më të mëdha në botë të drogës, me një urdhër të lëshuar nga Australia.

Siç shkruan BBC, bëhet fjalë për Tse Chi Lop – një shtetas kanadez i lindur në Kinë. Ai thuhet se është kreu i kompanisë, që dominon një treg të paligjshëm të drogës prej 70 miliardë dollarësh në Azi.

I listuar si një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, Tse u arrestua në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.

Australia tani do të kërkojë ekstradimin e tij për t’u përballur me gjyqin atje.

Policia Federale Australiane beson se kompania e tij, e njohur gjithashtu si Sindikata Sam Gor, është përgjegjëse për deri në 70% të të gjitha drogërave ilegale që hyjnë në vend.

56-vjeçari është krahasuar me lordin meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, për shkak të shkallës së aktivitetit të tij të paligjshëm.

Policia Australiane thuhet se e kishte ndjekur Tse-në për më shumë se një dekadë para se ai të arrestohej të premten, ndërsa ishte gati të hipte në një fluturim për në Kanada.

Policia tha se urdhri i arrestit ishte lëshuar në vitin 2019 nga Holanda.

“Ai ishte tashmë në listën më të kërkuar dhe u arrestua bazuar në inteligjencën që morëm.”– tha një zëdhënës i policisë holandeze të premten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *