Vendosni fjalën kyçe....

Është zyrtare, Ozil firmos me Fenerbahçen


Fenerbahçe zyrtarizoi të dielën nënshkrimin me mesfushorin turk Mesut Ozil nga Arsenali i Anglisë në një lëvizje me parametra zero.

“Është arritur një marrëveshje me Arsenal Football Club për transferimin e futbollistit profesionist Mesut Ozil në klubin tonë.” – tha klubi i Stambollit në një deklaratë.

Ozil, një shtetas gjerman me origjinë turke, lidhi një kontratë për tre vite e gjysmë me klubin turk të Super Lig.

Mesfushori 32-vjeçar arriti në Stamboll me një avion privat më 18 janar.

Ai pati tre sezone të suksesshme me gjigantët spanjollë të Realit të Madrid, gjatë të cilave ai ndihmoi Los Blancos të fitonin një titull në La Liga, si dhe një Super Kupë Spanjolle.

Pasi u transferua të Arsenali në vitin 2013, Ozil fitoi katër trofe të Kupës FA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *