Vendosni fjalën kyçe....

Rrahu nënën me dru, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë


Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht nënën e tij.

Sipas një njoftimi nga policia, shtetasi me iniciale L. Xh., banues në Gjoricë, e ka goditur të ëmën e tij me dru. Ajo është dërguar në spital ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e shoqërimit policia i gjeti  41-vjeçarit në trup edhe dy thika.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas njoftimit të marrë se në një banesë djali po dhunonte nënën duke i rrezikuar jetën, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke bërë  neutralizimin dhe prangosjen e personit, i cili në momentin e kapjes nga policia, gjatë kontrollit fizik ju gjetën në trup edhe dy armë të ftohta thikë.

Në përfundim të veprimeve  nga  specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. Xh., 41 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas në banesën e tij  është konfliktuar me nënën duke e dhunuar e goditur në trup me një send të fortë (dru) e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat  penale  “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet