Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në futbollin brazilian, vdesin katër lojtarë e presidenti i klubit pas aksidentit ajror


Një tragjedi ka ndodhur në futbollin brazilian. Katër kojtarë dhe presidenti i ekipit Palmas kanë humbur jetën pasi avioni privat me të cilin udhëtonin u rrëzua.

Ekipi i Palmas luan në kategorinë e katërt në Brazil, shkruan ‘Clarin’. Viktimat janë presidenti i klubit, Lucas Meira dhe lojtarët Lucas Praxedes, Guilherme Noe, Ranule e Marcus Molinari.

Edhe piloti ka humbur jetë në tragjedinë ajrore. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa avioni privat, në bordin e të cilit ndodheshin  katër lojtarët dhe presidenti i Palmasit, po udhëtonte drejt Goianos për t’u ndeshur me ekipin Vila Nova në një sfidë të vlefshmepër Green Cup.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet