Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vlorë, ndërron jetë punonjësi i policisë


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Një punonjës policie ka ndërruar jetën në rrugën që Transballkaniken me autostradën.

Viktimë i aksidentit është Nuri Malaj, 50 vjeç.

Nga pamjet mjeti tip ‘Benz’ është shkatërruar plotësisht, ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e viktimës nga makina.

Drejtuesi i BMË, i cili ka dalë në krah të kundërt duke u përplasur me mjetin tip e policit. Policia e Vlorës po punon për zbardhjen e plote te shkaqeve te aksidentit.

Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N. M.

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.

Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit“-thuhet në njoftimin e policisë.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet