Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Ndërtimet në Tiranë pastrojnë paratë e mafias shqiptare-ndërkombëtare


Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka komentuar përgjimet e anti-mafias italiane ku përmenden edhe emra politikanësh shqiptarë

Paloka në intervistën për Ora News ka deklaruar se paratë e mafies po pastrohen me ndërtime në Tiranë. Sipas tij kjo gjë është denoncuar prej dy vitesh në nga PD-ja.

“Prej kohësh. Ju i përmendët në fakt. Nuk është rasti që dalin nga përgjimet që bëjnë shërbimet e huaja perëndimore. Dhe ku jo, për herë të parë, e them edhe një herë, emrat e ministrave, kryetarëve të bashkive e deri te kryeministri ka dalë për lidhje që nga rasti që ju përmendët Saimir Tahiri me trafikun e drogës, tek trafikimi i votës në dy dosjet e famshme ku duket qartazi lidhja e shtetit me krimin dhe me mafian vendase për vjedhjen e votës, pra dosjet 184 dhe 339 dhe rasti i fundit është ky që sapo ka plasur.

Qartazi, në bisedat e politikanëve italianë, anëtarëve të Ndraghetas, mafias kalabreze dhe funksionarëve shqiptarë apo personave të lidhur me funksionarët më të lartë shqiptarë. Pra, nga kreu i bashkisë Tiranë te drejtori i përgjithshëm i policisë duket që ka një lidhje direkte në gjithë atë që ne e kemi denoncuar në mënyrë të rregullt. Konkretisht për këtë dosje të fundit, PD ka dalë rregullisht prej dy vjetësh dhe denoncon faktin që në ndërtimet në kryeqytet po lahen paratë e mafias. Mafias shqiptare dhe mafias ndërkombëtare. Kjo gjë thjesht konfirmohet nga këto përgjime”-deklaroi Paloka.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet