Nevil Dede nuk do jetë më trajneri i Tiranës.
Vendimi është marrë sot pas një takimi me Dedes e presidentit të klubit kryeqytetas, Refik Halili. Nuk dihet cilat kanë qenë arsyet e një vendimi të tillë pak minuta para nisjes së ndeshjes së kampionëve në fuqi me Laçin.
Tirana ka bërë një sezon negativ deri tani duke qenë në mesin e renditjes, jashtë garës për mbrojtjen e titullit kampion dhe në dyshim të fortë për sa i përket pjesëmarrjes në Ligën e Europës sezonin që vjen.