Vendosni fjalën kyçe....

Gratë në ushtrinë amerikane do të lejohen të mbajnë gërsheta më të gjatë dhe balluke


Gratë që regjistrohen në Forcën Ajrore dhe Hapësinore të Shteteve të Bashkuara do të lejohen mbajnë flokë më të gjatë, duke i lidhur në dy bishtaleca, një bisht apo gërsheta.

Ndryshimet u bënë pasi gratë janë ankuar se duke i mbajtur tërë kohën flokët të lidhura lart kanë patur dhimbje koke migrene, humbje dhe këputje flokësh.

Politika e mëparshme kërkonte që gratë të siguroheshin që mos t’i kishin flokët të lirshme dhe as më të gjatë se jaka e tyre.

Ndërkohë burrat përsëri do vazhdojnë të kenë të njëjtat rregulla për mjekën. Përjashtime bëhen vetëm për ata që mbajnë mjekër për shkak të besimit fetar, apo për arsye mjekësore.

“Shokë, kjo është vonuar shumë.”- tha rreshterja e Forcave Ajrore, Joanne Bass. “Jo të gjitha gratë kanë të njëjtin lloj flokësh dhe këto standarde duhet të pasqyrojnë forcën e larmishme që jemi.”

“Unë jam e lumtur që ishim në gjendje të përshpejtonim këtë ndryshim për njerëzit tanë dhe me krenari të them se ne sapo kemi filluar.”- vazhdon ajo.

Sipas rregullave të reja, gratë mund t’i lidhin flokët në një ose deri në dy gërsheta. Por përsëri nuk mund t’i kenë shumë të gjata. Gratë gjithashtu mund të mbajnë balluke, por ato nuk mund t’i mbulojnë sytë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *