Pjetër Lulashi një banor i bllokuar në zonën e Qafë Thorres ishte bllokuar nga dëbora e rënë në këtë zonë në banesën e tij.
Trashësia e borës në këtë zonë shkon deri në 4 metra lartësi, ndërsa qytetari qëndronte i bllokuar nën dëborë.
Operacionin i shpëtimit është kryer nga FNSH-ja dhe AZM e Shkodrës.
Videon dhe lajmin e ka shpërndarë Ilir Beqaj deputet i Partisë Socialiste.
“Falë ndërhyrjes së disa banorëve të zonës, të punonjësve të FNSH-së dhe AZM-së Shkodër, Pjetër Lulashi ka dalë nga izolimi. Te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ku trashësia e borës është mbi 4 metra”, shkruan Beqaj.