Vendosni fjalën kyçe....

I bllokuar nga bora 4 metra trashësi, FNSH Shkodër shpëton nga izolimi banorin në Qafën e Thorres (Video)


Pjetër Lulashi një banor i bllokuar në zonën e Qafë Thorres ishte bllokuar nga dëbora e rënë në këtë zonë në banesën e tij.

Trashësia e borës në këtë zonë shkon deri në 4 metra lartësi, ndërsa qytetari qëndronte i bllokuar nën dëborë.

Operacionin i shpëtimit është kryer nga FNSH-ja dhe AZM e Shkodrës.

Videon dhe lajmin e ka shpërndarë Ilir Beqaj deputet i Partisë Socialiste.

Falë ndërhyrjes së disa banorëve të zonës, të punonjësve të FNSH-së dhe AZM-së Shkodër, Pjetër Lulashi ka dalë nga izolimi. Te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ku trashësia e borës është mbi 4 metra”, shkruan Beqaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *