Vendosni fjalën kyçe....

Kurti komenton vendimin e Gjykatës Supreme që i ndalon kandidimin në zgjedhje

Kreu i Vetëvendosjes u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë masivisht për këtë forcë politike në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti nuk e ka komentuar gjatë vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme, që i ndalon kandidimin në zgjedhje.

Ai tha se një vendim i tillë nuk ka mbërritur ende në zyrën e tij dhe vetëm pasi kjo të ndodhë, atëherë do e ankimojë.

“Secili prej duhet ta mbështet listën e VV-së. Neve na duhen 61 deputetë. Të votohet masivisht ashtu sic ka aplikuar mërgata jonë. Më 14 shkurt le ta bëjmë festë të VV-së. Unë nuk e kam parë atë vendim, kur të vjen në zyrën e LVV-së, e trajtojmë dhe e analizojmë se çfarë hapa do të ndërmarrim më tutje, që të ankohemi nëse është kështu.” – ka thënë Kurti gjatë një takimi në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *