Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvendosja prezanton kandidatin e radhës, Kreshnik Merxhani do garojë në Gjirokastër


Pas Tiranës dhe Lezhës, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka prezantuar kandidatin e radhës për zgjedhjet e 25 prillit.

Kreshnik Merxhani me profesion arktiket do garojë në qarkun e Gjirokastrës për një vend në parlament.

“Prezantimi i kandidatit nga zgjedhësit, Kreshnik Merxhani, për Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri. Kreshnik Merxhani është kandidat i mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”-thuhet në njoftimin e LVV-së në Shqipëri.

“Jam i ndërgjegjshëm për pasurinë e Qarkut të Gjirokastrës dhe ndjej përgjegjësinë maksimale profesionale dhe qytetare në angazhimin për mbrojtjen dhe zhvillimin e kësaj zone. Pandemia i ka prekur të gjithë dhe na mësoi që zhvillimi nuk vjen vetëm me turizmin. Është e domosdoshme që mbrojtja dhe zhvillimi i trashëgimisë kulturore të ndërlidhet me prodhimin vendas. Sipas modelit të shtetit zhvillimor që ka në program Lëvizja VV. Vlerat e qarkut po rrënohen nga politika të papërgjegjshme. Ndërtohen rrugë dhe shkatërrohen arsyet, rrënohen destinacionet. Nuk mund të ndërtohet By pass, po humbasim çdo vit monumente kulture, nuk ka turizëm. E gjithë lugina e Vjosës duhet të kthehet park kombëtar. Largimi i qytetarëve është alarmant, por ne nuk mund ta pranojmë këtë realitet, ndaj angazhohemi me të gjitha energjitë tona për të transformuar këtë situatë bashkë me qytetarët”-u shpreh Merxhani në prezantimin e tij.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet