Vendosni fjalën kyçe....

Kohë dhe kujtime që nuk harrohen


Do mundohemi të sjellim për miqtë e faqes Naishtedikur.info, momente dhe kujtime nga fëmijëria por edhe nga jeta që bënim para viteve ’90 në Shqipëri.

Nëse keni kujtime në foto dhe video dhe doni ti publikoni në faqen tonë, keni mundësinë të na i dërgoni me mesazh dhe ne do i publikojmë me emrin tuaj.

Dikur ishte një ditë e caktuar kur fëmijët ngrinin balonat dhe bënin gara të ndryshme me to, sot vendin e tyre e kanë zënë dronat.

Peshorja me gurë, gjendej pothuajse në çdo dyqan para viteve 90, por edhe më pas, sot janë zëvendësuar shumica me ato elektronike.

Dikur lexonim revistën Fatosi, brezi i fëmijëve sot është i ngulitur pas smartphoneve.

 

Kur shkulnim dhëmbët në kushtet e shtëpisë.

 

Dita e djelë dhe lajra në govatë apo kazan, të rralla ishin familjet që kishin edhe dushe me vajguri.

Ishte një kohë që nuk i blinim të pjekura gështenjat në pazar, por i piqnim në shtëpitë tona, tek soba me dru.

Çdo të djelë, në orën 10:00, fillonte Fatbardh Pikaloshi.

Arka e kursimit për fëmijë, ku mblidhnin monedhat dhe e hapnin arkën në fundvit.

Ishte koha kur fëmijët kishin më tepër thjeshtësi dhe afrimitet me njëri tjetrin dhe luanin të gjithë bashkë. Loja me litar ishte nga më të preferuarat.   

Ishte koha kur dashuria nuk shprehej në kafene apo me njohje në rrjetet sociale. 

Ishte koha kur të gjithë sapo binte dëbora mblidhen dhe ngrinin babagjyshë.

Ishte koha kur nëna gatuante dhe ne rrinim e prisnim..

Ishte koha kur shishet e qumështit dhe kosit ishin vetëm një lloji, dhe të gjitha qelq.

Ishte koha kur fëmijët shkonin në kamp pionerësh. Kampi i pionerëve Pogradec.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e faqes Naishtedikur.info


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet