Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, shtyhet seanca për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn


Shtyhet seanca në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn, dy personat e dyshuar si të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji.

Sipas televizionit “News 24”, shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë fakti që nuk janë paraqitur të dëmtuarit nga vepra penale, si ish-prokurori Ndoji, miku i tij Rrumi dhe familjarët e të ndjerit Andi Maloku.

Kujtojmë se pasditen e 1 nëntorit të vitit 2019, prokurori Arjan Ndoji, miku i tij Aleksandër Laho (i njohur edhe si Rrumi i Shijakut) si dhe shoferi Andi Maloku, mbetën të plagosur pas një atentati me armë.

Policia arrestoi lidhur me ngjarjen Redjan Rrajën, me lidhje të afërta familjare me deputetin socialist të Krujës Rrahman Rraja, ndërsa më vonë u arrestua dhe Ariol Halilaj.

Rraja vazhdon të mohojë akuzat për atentatin ku humbi jetën Andi Maloku. Ai thotë se ditën kur ndodhi ngjarja, ai ndodhej në Durrës për shkak se kishte punë të tijat personale me makinën.

Por prokuroria pretendon se ka gjetur prova të mjafueshme se Rraja është një nga personat që ka marrë pjesë në krim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *