Partia Socialiste është në fazën përfundimtare të programit të saj elektoral për zgjdhjet e 25 prillit.
Socialistët po bëjnë takime të shpeshta për të përfunduar programin e më pas do nisin prezantimin e tij te qytetarët.
Ajo që të bie në sy është se drafti i propoozuar thotë ‘Shqipëria 2030’, ç’ka nënkupton se shpalos vizionin dhe qëllimin e kryeministrit Rama për ofertën e tij deri në vitin 2030.
Kreu i qeverisë e ka thënë edhe më herët se synon që të qeverisë përtej 8 viteve të deritanishme, duke synuar edhe të paktën dy mandate të tjera, deri në vitin 2030.
“Drejt finalizimit të Vizionit Shqipëria 2030 dhe Planit të Veprimit 2021-2025.” – shkruan Rama në një postim në Instagram.
Ndërkohë mbi kopertinën e draft programin shkruhet: “Shqipëria 2030, S’ka kohë për pushim”.