Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ballës: Presidenti ishte në Librazhd i ftuar, do shkojë më shpesh pasi i kujton Çorovodën


Presidenca i është përgjigjur numrit dy të PS-së, Balla, pas ironisë së këtij të fundit lidhur me vizitën e kreut të shtetit në Librazhd sot.

Zëdhënësi i Metës, Blushi, shkruan se përkundër asaj që pretendon sekretari i Përgjithshëm i PS-së, presidenti ka qenë në Librazhd i ftuar nga një familje me tradita në zonë.

Ai shton më tej se presidenti Meta do shkojë në mbarë vendin ku qytetarët e revoltuar me shkeljen e Kushtetutës e thërrasin për të shprehur shqetësimet e tyre.

Në fund, Blushi, ironizon Ballën duke thënë se presidenti do shkojë gjithnjë e më shpesh në Librazhd për ngjashmërinë e madhe që ka me Çorovodën.

“Kur “Miss Parlamenti” Tao Tao, mashtron Tao Taon! Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë sot në Librazhd, por i ftuar nga familje me tradita sportdashëse dhe të rinj të këtij qyteti, jo siç mashtron i dënuari për shpifje Tao Tao. Presidenti Meta do të shkojë jo vetëm në Librazhd, por në të gjitha zonat e Shqipërisë ku qytetarët e revoltuar me shkeljet e Kushtetutës e kërkojnë për t’i shprehur shqetësimet dhe hallet e tyre. Në çdo referendum, Librazhdi ka qenë në anën e duhur të historisë. Me Kushtetutën ka qenë Librazhdi në vitin ’94, me Kushtetutën u bë në vitin ’98, me Kushtetutën do jetë edhe në 25 prill 2021. Presidenti Meta do ta vizitojë gjithmonë e më shpesh Librazhdin, për ngjashmërinë e madhe, që ka me Çorovodën, të dyja si krahët e pëllumbit buzë lumit.” – shkruan Blushi në reagimin e tij në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *