Bashëshortja e kreut të PD-së, Basha, e ka uruar këtë të fundit për Shën Valentinin.
Aurela Basha ka publikuar në Instagramin e saj një foto të çiftit para shumë vitesh.
Ajo e shoqëron foton me mesazhin: “Gëzuar Shën Valentinin @lulzimbasha. Çdo ditë je shembull për mua, çdo ditë të dua më shumë! #shenvalentin.”
Pak ditë më parë, bashkëshortja e kreut të opozitës ndau në rrjetin social një video të kryedemokratit duke gatuar, një video që ngjalli jo pak reagime e polemika në rrjetet sociale, të cilave nuk u shpëtoi as kryeministri Rama.
Ky i fundit e ironizoi Bashën për faktin se gatuante me këpucë në shtëpi, në një ditë fundjave.