Vendosni fjalën kyçe....

Dy gjëra të vogla për Albinin, VV-në dhe antikomunistat pellazgë


Nga Hysni Gurra

Albin Kurti është i majtë dhe kjo nuk është sekret. Ngjitja e tij dhe uragani që shkaktoi ai dje në Kosovë, aq sa është meritë e tij, është edhe e fëlliqësisë së klasës së vjetër politike, establishmentit të korruptuar dhe qelbur nga koka te këmbët.

Fakti që partitë e ekstremeve të majta apo djathta po fuqizohen është degradimi dhe korruptimi i partive të qendrës, majtas e djathtas.

Të dyja këto të fundit kanë devijuar nga linjat e tyre, janë korruptuar, shpërfytyruar, dhe nëse nuk do ketë një katarsis në rang global të këtyre dy rrymave, ato të ekstremit veçse do fuqizohen në vazhdim.

Lëvizja Vetëvendosje është një organizatë kryesisht e përbërë nga të rinjtë, një energji, aktivizim idealist, vullnetarizëm i jashtëzakonshëm.

Më thoni, a mund të krahasohen aktivistët e rinj të LVV me rininë e partive politike të vjetra në Kosovë dhe Shqipëri? Kurrsesi!

Rinia e forumeve politike të partive të establishmentit është e lodhur, parazite, e pa ditur, e rëndomtë.

Unë nuk e votoj kurrë një parti ideologjikisht të majtë ekstreme apo të djathtë ekstreme, ose thënë, komuniste e fashiste, por kurrë nuk ia lejoj vetes të votoj dikënd tjetër për hatër.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet