Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet këshilltari i Presidentit Meta


Këshilltari i presidentit Meta, Shemsi Prençi është dorëhequr nga pozicioni që mbante. Njoftimin e ka bërë vetë kreu i shtetit nëpërmjet një postimi në Facebook, ku jep edhe arsyet e largimit të tij.

Pak javë më parë, një tjetër këshilltar i Metës, Bahri Shaqiri u largua nga pozicioni që mbante duke qenë se do kandidojë për LSI-në në qarkun e Durrësit, ashtu si edhe Prençi.

“Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.

Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen.” – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *