Vendosni fjalën kyçe....

Puna e qeverisë është të gjejë vaksinën, jo justifikimet


Nga Edmond Arizaj

U pordh ky stan! Njëherë nuk duam ta bëjmë vaksinën, njëherë pse s’na tregoni nga vjen vaksina, njëherë do na helmojnë me vaksinën, tani pse s’ja bëjnë gjyshes së Faslliut në fillim se ajo është personaliteti i lagjes. Po mire ore, ju të gjithë që u hodhët në zjarr pse personalitetet mbi 80 vjeç të vaksinohen të paret, duke treguar ligje, nene, kushtetute, moral, barazi e pordhë me rigon në kohë pandemie, pse nuk folët asnjë kokërr fjale kur u vaksinuan mjekët të parët?!

Unë do thosha që të parët duhet të vaksinoheshin policët p.sh., sepse mjeket dinë të mbrohen, plus edhe ca benefite të tjera për kurat dhe kujdesin. Apo mësuesit. Njësoj janë jetët edhe aty.

Tani, Rama, që gjithsesi bën sikur është pronari i vaksinave (nuk është e njëjta gjë si me tërmetin, ku dukja e tij ishte e duartrokitshme), por ky është muhabet tjetër, nuk tha që të tjerët mbi 80 vjeç nuk do vaksinohen, thjesht radha e emrave.

Pse kaq shpërpushje? Mendoni vërtetë se këtu ka aq shumë personalitete (art, kinematografi, sport, letërsi) mbi 80 vjeç, sa do mbeten në radhë pritje të tjerët?!

Nuk është ky debati, sepse jam i sigurt se shumica e grave 80 vjeçare të Tiranës do lejonin që Margarita Xhepa të vaksinohej para tyre.

Debati është pse s’ka vaksina, kur vendet përreth, edhe ato që janë pjesë e BE, po blejnë në Kinë e Rusi. Kjo s’është më politikë, as integrim, as vizion. Kjo është çështje jete. Besnikërinë si qeni nuk e vlerësoi njeri, nuk kemi pse presim tek dera mbase na përkëdhel BE me ndonjë qese vaksina. Qeveria duhet t’i sigurojë, si, ku, sa, është pune e saj. Kjo është puna e saj, jo justifikimet dhe shtyrja e datave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *