Vendosni fjalën kyçe....

Pfizer-BioNTech u përpoq të mashtronte BE-në duke i shitur një dozë të vaksinës për 54 euro – Mediat gjermane


Kompanitë Pfizer e BioNTech donin t’i zhvatnin Komisionit të BE-së 54,08 euro për një dozë të vaksinës së tyre kundër Covid-19, sipas raporteve të mediave gjermane. Vaksina do kishte kushtuar rreth 20 herë më shumë se sa vaksina e rivalëve të AstraZeneca.

Çmimi i mundshëm i vaksinës u zbulua të enjten nga mediat gjermane NDR dhe WDR si dhe gazeta Suddeutsche Zeitung. Gazeta pretendon se Pfizer dhe BioNTech paraqitën një ofertë në BE duke ofruar 500 milionë doza me 54,08 euro për dozë, për një kosto totale prej 27 miliardë eurosh.

Me 54.08 euro, vaksina BioNTech do të kishte kushtuar më shumë se 20 herë sesa vaksina rivale e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit dhe 500 milionë doza do t’i kushtonin BE-së 3 miliardë euro më shumë sesa PBB-ja vjetore e Islandës.

Kostoja përfundimtare për dozën e vaksinës është ende e panjohur, megjithëse një dokument i dalë nga deputetja belge Eva De Bleeker në dhjetor sugjeroi që Pfizer-BioNTech ishte negociuar deri në 12 euro për dozë. Reuters më vonë deklaroi se kishte rishikuar dokumentet që tregonin çmimin deri në 15,50 euro për dozë.

Komisioni Evropian deri më tani ka siguruar 600 milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech, 460 milionë doza të vaksinës Moderna dhe 400 milionë doza të AstraZeneca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *