Vendosni fjalën kyçe....

“Brryli Broadway” telendis Rilindjen, trenat e Spiropalit përmbytin internetin


Një deklaratë e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila tha se “në mandatin e tretë Shqipëria do të bëhet një vend modern me aeroporte të reja, me hekurudhë” ka bërë që faqja e njohur për ironinë e saj me politikanët dhe memet të telendisë Rilindjen.

Pas kësaj deklarate, faqja Brryli Broadway për disa ditë resht poston foto dhe video me trena nga vende larg nesh për të cilat ironizon se si do jetë Shqipëria në rast se PS-ja merr një mandat të tretë.

Nga trenat e shpejtësisë të lartë që do lidhin Korçën me Tiranën, stacionet gjigande të Vlorës dhe hyrjet luksoze të Tiranës janë disa nga memet me të cilat Brryli po telendis deklaratat vizionare të Elisa Spiropalit.

Madje nuk mungojnë as projektet futuristike, Shqipëria në mandatin e tretë me trena fluturues.

Më poshtë një kolazh me foto dhe video të postuara nga Brryli Broadway./Hashtag.al




Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet