Vendosni fjalën kyçe....

Fshati francez ngrihet në këmbë kundër projektit për ndërtimin e Starlink të SpaceX nga Elon Musk (Video)


Banorët e një fshati në Francë i janë kundërvënë projektit SpaceX të Elon Musk, pasi gjiganti i teknologjisë njoftoi planet për të ngritur një koleksion masiv satelitor atje. Ideja ambicioze ka nxitur shqetësime shëndetësore mes vendasve.

Saint-Senier-de-Beuvron është një fshat i vogël rural i vendosur në provincën veri-perëndimore franceze të Normandisë. Shtëpia e rreth 350 banorëve, tërhoqi një vëmendje të papritur në fillim të këtij muaji kur u emërua si një nga tre vendet në të gjithë vendin ku do ndërtohen stacione tokësore të Starlink.

Projekti Starlink, konceptuar nga kompania amerikane SpaceX, parashikon krijimin e një lidhjeje globale me internet me bandë të gjerë. Ndërmarrja përfshin lëshimin e qindra mikroselitëve në orbitën e Tokës, si dhe ndërtimin e stacioneve tokësore për të krijuar një lidhje me satelitët.

Megjithatë autoritetet lokale e banorët e fshatit e kanë kundërshtar ashpër këtë projekt. Sipas tyre shëndeti i tyre ëshë i rrezikuar nga kjo gjë ndërsa ka mungesë informacioni lidhur me ndikimin e satelitëve e antenave mbi njerëzit, kafshët e bimët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *