Vendosni fjalën kyçe....

16 viktima dhe 254 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 254 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 99.285.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 16 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 3.063.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 89.400, përfshirë 151 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 6.822.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.160 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 502.711.

 


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet