Vendosni fjalën kyçe....

Atentati i dështuar në Shkodër, zbulohet emri i të riut drejt të cilit u qëllua


Të tjera detaje zbulohen lidhur me atentatin që ndodhi paraditen e sotme në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti.

Sipas televizionit “News 24”, shënjestër e këtij atentati ishte 30-vjeçari që ishte në timon të makinës, Tauland Pepaj.

Ky i fundit rezulton një person me precedent penal, pasi në vitin 2017 është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Asokohe 26-vjeç, Pepaj akuzohej se kishte plagosur pas një konflikti të çastit, një 22-vjeçar.

Për fatin e tij të mirë, Pepajn nuk e kapi asnjë plumb sot gjatë atentatit me armë, që ndodhi rreth orës 11:50 në lagjen Skënderbeg në Shkodër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *