Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj Taulant Pepajt, policia shpall në kërkim tre autorët e dyshuar nga Shkodra


Policia e Shkodrës shpalli në kërkim tre persona, të dyshuar si atentatorët kryesorë të sulmit me armë zjarri ndaj Taulant Pepajt.

Dyshohet se në konflikt u përfshinë Sehar Xhenje, Esmeraldo Hato dhe vëllai i tij, persona këta që kanë patur një konflikt në burg me shtetasin Taulant Pepaj. Autori i tretë i dyshuar nuk është identifikuar ende.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka rezultuar se autorët janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një “Mercedez benz S” dhe një “Jaguar”. Ata kanë braktisur makinën e tyre tip “Audi” në një rrugicë në fshatin Grudë të njësisë Rrethina.

Po sipas policisë vëllezërit kanë qëlluar me dy lloje pistoletash. Raportohet se policia po vijon punën për kapjen e autorëve.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Shkodër kur, mjeti që drejtohej nga Taulant Pepaj, u qëllua me armë zjarri nga dy vëllezërit dhe një person i tretë. Pepaj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2017 është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet