Një 50-vjeçare është gjetur e shtrirë në lagjen Liria, në Shkodër.
Shtetasja me iniciale E.R dyshohet se është plagosur nga një mjet. E plagosura është dërguar në Spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë.
“Më datë 21.02.2021 ora 18:30, në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës, është gjetur e shtrirë shtetasja E. R. rreth 50 vjeçe , me banim në lagjen Liria, Shkodër, e cila dyshohet të jetë përplasur nga një mjet dhe me pas është larguar,
Shtetasja e dëmtuar është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”-thuhet në njoftimin e policisë.