Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja e Lulzim Bashës del me vajzën për të blerë libra: Blemë një dhe për babin


Gruaja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela e ka shfrytëzuar këtë të dielë për të dalë për pazar me vajzën e saj të madhe Dafinën, e cila tashmë është bërë adoleshente.

E këtë ditë e kanë shfrytëzuar pak edhe për një foto “Instagrami”, ku Aurela dhe vajza e saj Dafina shfaqen duke zgjedhur libra në një librari në kryeqytet. Mamaja shprehet për të bijën se pazaret me të përfundojnë gjithmonë në blerje librash.

E njërin prej tyre duket se Dafina e ka zgjedhur për babanë e saj, kryetarin e opozitës.

“Me Dafinën pazaret janë vetëm libra— në fakt njërin e ka dhuratë për babin”– shkruan krahas fotos zonja Basha.

Gruaja e kryeopozitarit kohët e fundit është bërë mjaft aktive në rrjet, duke ngjallur shpeshherë dhe debate në studio televizive, për PR-in që po i bën bashkëshortit të saj përmes “Instagramit”. E më e bujshmja ishte videoja ku kryetari i PD-së shihej duke gatuar në shtëpi. Por nuk mbetet pas as fotoja ku Basha i lexon vajzës së saj të vogël një libër.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet