Një aksident ka ndodhur në Peqin ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Nga aksidenti u plagosën 3 persona.
Në aksident u përfshinë një mjet tip “Benz” dhe një makinë tip “Hyundai”. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.
Ndërkohë një tjetër aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Shkodrës ku një automjet ka përplasur një këmbësore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Kalimtarja e cila mbeti e plagosur u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe po punon për ndalimin e tij.