Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Pallati i dëmtuar nga tërmeti në Kombinat është prishur pa vendim të Këshillit Bashkiak


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar ditën e sotme se pallati 140 në rrugën Haki Stërmilli në Kombinat i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 është prishur pa një vendim të Këshillit Bashkiak.

Zhupa ka publikuar edhe shkresën kthim përgjigjen e Këshillit Bashkiak ku thuhet se nuk ka asnjë vendim për ta prishur pallatin.

Ndërkohë edhe banorët e pallatit janë shprehur të shqetësuar me këtë veprim të institucioneve.

Na kanë kërkuar dokumentet dhe tapitë për të vlerësuar nëse pallati do të rindërtohet apo do të ndërtohet diku tjetër. Na është thënë më 7 janar se pallati do të prishet. Do të largoni orenditë shtëpiake dhe ta boshatisni. Nuk na është dhënë asnjë vendim. Ky është cenim i të drejtave të njeriut, i të drejtës mbi pronën, i të drejtës themelore që ka njeriu, për shtëpinë. Ne nuk kemi një dokument ku ne kemi firmosur, ndërkohë po përfitojnë banorë të pallateve që nuk janë prishur”-thotë një Adelina, e cila kërkon të drejtën mbi pronën e saj.

Nuk e di a kemi apo jo qeveri. Nuk merret asnjë masë që të bëhet diçka. Kemi dëgjuar se qeveria do të na japë ne që jemi burrë e grua në familje, me dy dhomë e një kuzhinë, nuk na takon 2 e kuzhinë, sepse ne po të strehojmë dhe do të marrësh një dhomë e një kuzhinë. Cila qeveri të mohon pronën?”- tha Teuta, banore e njësisë 6 në Tiranë.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet