Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi fiton ndaj Crotones, ndjek hap pas hapi kryesuesit


Juventusi ka arritur të triumfojë ndaj Crotones me rezultat 3:0, në ndeshjen e javës së 23-të në Serie A.

Cristiano Ronaldo me dy gola me kokë në minutat 38 dhe 45+2 i dha epërsinë e dyfishtë dhe qetësinë “Zonjës së Vjetër” para pushimit mes pjesëve.

Në minutën e 66-të, McKennie shënoi golin e fundit dhe vulosi fitoren e vendasve.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e tretë, tetë pikë pas Interit, por “Zonja e Vjetër” ka një ndeshje më pak të zhvilluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *